No menu items!

A janë ndarë Fero dhe Nita? Detaji që vulos dyshimet (FOTO)

Duket se mes reperit Fero dhe modeles Nita ka nisur një krisje serioze në raportin e tyre.

Gjatë një deklarate për Raporto24, reperi u shfaq i buzëqeshur, por befasoi me përgjigjen e tij kur u pyet për statusin: “Jam beqar”, u shpreh ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Një vëzhgim në profilin e tij në Instagram shton edhe më shumë dyshimet. Fero nuk ndjek më Niten, me të cilën u fejua vetëm disa javë më parë. Gjithashtu, ai ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me të.

Ndryshe nga Fero, Nita vazhdon ta ndjekë reperin në rrjetet sociale dhe ka ende të publikuara fotot me të, shkruan Raporto24.

Këto veprime lënë të kuptohet se ndarja është një realitet i konfirmuar për Feron, ndërsa Nita duket se nuk e ka pranuar ende këtë zhvillim. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.