No menu items!

Rifillon cikli i ndeshjeve të përzgjedhjeve të regjioneve në kuadër të programit “Elite Youth Development U15” 

15 prill, 2025 – Në kuadër të programit zhvillimor “Elite Youth Development U15” të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, këtë të martë ka rifilluar me xhiron e dytë cikli i ndeshjeve për grupmoshën U14 (gjenerata 2011), që përfshin përballjet ndërmjet përzgjedhjeve të shtatë regjioneve të Kosovës.

Ky program është pjesë e procesit të përzgjedhjes së futbollistëve për Kombëtaren U15 të Kosovës, ndërkohë që përzgjedhësi dhe përgjegjësi i programit, Ilir Nallbani, ka theksuar rëndësinë dhe ndikimin pozitiv të këtij projekti në zhvillimin e futbollistëve të rinj.

“Në muajin dhjetor kemi nisur me xhiron e parë të ndeshjeve ndërmjet regjioneve, të cilat janë zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së. Sot, pas katër muajsh, vërejmë një progres të madh te secili futbollist, si në aspektin fizik për shkak të fazës së pubertetit, ashtu edhe në rritjen e formës sportive”, ka theksuar Nallbani.

Ai ka nënvizuar se në këtë fazë zhvillimi, është shumë e rëndësishme që secilit futbollist t’i jepet rasti për të luajtur në mënyrë që të krijohet një pasqyrë reale për formën e tyre dhe potencialin për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

“Në bashkëpunim të ngushtë me trajnerët regjionalë, stafi teknik i Kombëtares U15 është në monitorim dhe përcjellje të vazhdueshme të secilit futbollist, që të kemi një vlerësim të drejtë dhe të drejtpërdrejtë në fushën e lojës”, shtoi ai.

Ndeshjet regjionale zhvillohen çdo javë në Kampin Nacional të FFK-së, ndërsa përzgjedhja përfundimtare për Kombëtaren U15 do të bëhet nga futbollistët që tregojnë formën më të mirë sportive dhe që përmbushin kriteret për të përfaqësuar Kosovën në ekipet kombëtare zinxhir.

Nallbani falënderoi stafin teknik të Kombëtares U15 dhe trajnerët e regjioneve për bashkëpunimin profesional dhe korrekt në këtë proces të përbashkët dhe të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit kosovar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.