No menu items!

Messi flet për Barcelonën dhe lavdëron Yamal: Është mbresëlënëse çfarë po bën

Lionel Messi ka komentuar situatën aktuale të FC Barcelonës dhe ngritjen e shpejtë të talentit të ri Lamine Yamal, gjatë një interviste për kanalin në YouTube, Simplemente Futbol, raporton Gazeta Sinjali.

Ylli argjentinas, i cili vetë shpërtheu në skenën ndërkombëtare në moshë shumë të re, e cilësoi Yamal-in si një nga lojtarët më të mirë të momentit, duke nënvizuar ndikimin e tij të menjëhershëm në futbollin profesionist.

“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbappe, Vinicius, Haaland, Lewandowski dhe Lamine Yamal, të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme”, u shpreh Messi.

I pyetur për talentin nga Rocafonda, Messi pati fjalë shumë të mira, duke vlerësuar arritjet e hershme të Lamine Yamal dhe kontributin e tij te përfaqësuesja spanjolle.

“Është mbresëlënëse ajo që Lamine Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë. Ai tashmë ka qenë kampion i Evropës me Spanjën”, shtoi ai

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.