No menu items!

Xhiro e 30-të e Superligës – sot zhvillohen dy duele të forta

Xhiro e 30-të e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy ndeshje të rëndësishme, ku katër skuadra do të kërkojnë pikët e plota.

Përballja e parë do të zhvillohet në Suharekë, ku skuadra e Suharekës do të presë liderin aktual, Dritën, me fillim nga ora 15:00. Suharekasit janë në kërkim të pikëve të para këtë sezon ndaj bardhekaltërve, pasi kanë humbur të tria ndeshjet e mëparshme kundër Dritës.

Nga ana tjetër, Drita do të kërkojë tri pikët për të mbajtur të hapur mundësinë për të fituar titullin kampion.

Ndërkohë, në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina do të presë Ferizajn me fillim nga ora 20:00.

Të dyja skuadrat janë në një garë të fortë për mbijetesë, por pikët janë po ashtu të nevojshme për të dyja, për të bërë një hap para drejt një pozite që mund të çojë në Evropë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.