No menu items!

Drejtori sporti i Mallorcas nuk përjashton largimin e Vedat Muriqit

Pablo Ortells, drejtori sportiv i Mallorcas, ka lënë të hapur mundësinë që Vedat Muriqi të largohet gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi kosovar, disa javë më parë, shprehu pakënaqësi për mungesën e bisedimeve lidhur me rinovimin e kontratës së tij me klubin spanjoll.

Ai kishte theksuar dëshirën për të vazhduar qëndrimin në Mallorca dhe për të ndërtuar një trashëgimi të gjatë aty, por deri tani nuk është bërë asnjë hap konkret për rinovim.

“Muriqi është lojtar i rëndësishëm dhe është një shenjë e mirë që dëshiron të vazhdojë me ne. Do të ishim të kënaqur të vazhdojmë të llogarisim tek ai. Ai ka kontratë të vlefshme dhe kur të vijë koha shpresojmë që palët të arrijnë marrëveshje dhe ai të vazhdojë në Mallorca”, deklaroi Ortells në një intervistë për Marca.

Përveç Muriqit, ai foli edhe për dy futbollistët tjerë të sulmit, Cyle Larin dhe Abdon Prats, duke theksuar se gjithçka është e mundur gjatë afatit kalimtar.

Afatet kalimtare janë të pasigurta dhe ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Të tre kanë kontrata dhe në këtë drejtim ne jemi të qetë. Asgjë nuk përjashtohet. Ata janë me ne dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”, shtoi ai.

Muriqi, 30-vjeçar, ka edhe dy vite të mbetura në kontratën me Mallorcan. Aktualisht ai është i lënduar dhe ka munguar në dy përballjet e fundit të kampionatit. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.