No menu items!

27 Vjet Pa Drejtësi për Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn – Thirrja e Vëllait për Zbardhjen e Vrasjes

Tiranë/Prishtinë – 9 maj 2025
Kanë kaluar 27 vjet nga dita kur Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Mala ranë në një pritë të organizuar në territorin e Shqipërisë, më 9 maj 1998, ndërsa po transportonin armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, edhe pas gati tri dekadash, kjo vrasje mbetet pa drejtësi. Institucionet në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë arritur apo nuk kanë treguar vullnetin për të zbardhur ngjarjen dhe për të vënë autorët para drejtësisë,Raporto24.com

Arton Konushevci, vëllai i Ilirit, ka bërë një reagim të fuqishëm publik në përvjetorin e rënies së dy dëshmorëve, duke theksuar përgjegjësinë morale dhe institucionale për zbardhjen e kësaj vrasjeje që sipas tij, është “një fyerje e rëndë për vetë UÇK-në dhe për gjithë ata që deshën Kosovën të lirë”.

“Të shkruash për heronjtë nuk është vetëm nder, por edhe përgjegjësi”, shkruan Artoni në një postim në Facebook. “Ata ranë nga dora e pabesisë, në një pritë të organizuar nga armiqtë e lirisë – një vrasje që edhe sot e kësaj dite mbetet pa drejtësi.”

Në deklaratën e tij, Konushevci shpreh zhgënjimin për heshtjen institucionale dhe e cilëson atë si bashkëpunim në harresë. Ai bën thirrje për hetim të plotë dhe nxjerrje të së vërtetës në dritë – kush i vrau Ilirin dhe Hazirin, për llogari të kujt, dhe me çfarë qëllimi.

“Një shoqëri që nuk kërkon të vërtetën për ata që ranë për të, nuk ka të ardhme të ndritur. Dhe një shtet që nuk u jep drejtësi dëshmorëve të tij, rrezikon të mos ketë themele të qëndrueshme.”

Konushevci kujton me mall dhe krenari vëllain e tij, duke e përshkruar si një njeri të qetë, të mençur, të përkushtuar dhe të vetëdijshëm për rrugën që kishte zgjedhur. Ai ndan detaje nga takimet e fshehta në kohën e organizimit të rezistencës, përfshirë edhe një takim me Zahir Pajazitin në shtëpinë e tyre.

“Liria e Kosovës është ndërtuar mbi idealet dhe gjakun e heronjve si Iliri, Haziri dhe qindra të tjerë që ranë pa kërkuar asgjë për vete”, thekson ai, duke e përfunduar reagimin me një thirrje për ruajtjen e kujtesës historike dhe refuzimin e harresës, të cilën e quan/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.