No menu items!

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke u shprehur se beson në pafajësinë e tyre dhe në një përfundim triumfal të procesit.

Ahmeti pohoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar konventat ndërkombëtare dhe se nisma e Gjykatës Speciale u bazua në akuza të pabaza.

“Mendoj që këtë proces duhet ta fitojnë njerëzit që nuk kanë asnjë faj. Kanë qenë çlirimtarë të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare. Besoj që do të ketë një përfundim triumfalist nga pjesëtarët e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë”, tha Ahmeti, një nga figurat e njohura të UÇK-së.

Ai procesin gjyqësor në Hagë e quan padrejtësi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Fillimi ka qenë aq i padrejtë. Një padrejtësi që i bëhet UCK-së me “Librin e verdhë”, “Shtëpinë e verdhë” nga deputeti zviceran, Dick Marti. Ishte një komprometim i madh, jo vetëm i Kosovës, por i tërë shqiptarëve. Pikërisht këtu është edhe nisma e Gjykatës Speciale, por tani pavarësisht se ngritën çështje të tjera, do të triumfojë e vërteta”, tha ai.

Ahmeti shtoi se ata që kanë dhënë për Kosovën janë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e saj.

“Kosovës i duhet të gjithë njerëzit e vet. Kosovës i duhet të gjithë luftëtarët, aq më shumë ata që kanë luftuar për lirinë e vendit të vet dhe kanë dhënë shumë për Kosovën”, tha për EO, Ahmeti.

Tash e katër vjet e gjysmë, ish-drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim në Hagë, ku po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.