No menu items!

Policia me raport për vdekjen e dizajnerit Isufi

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke hetuar rrethanat e vdekjes së stilistit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili dyshohet se ka kryer një akt tragjik brenda banesës së tij.

Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës, Isufi fillimisht ka therur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ka mbijetuar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, ai ka goditur veten me mjetin e mprehtë, duke i shkaktuar vdekjen vetes.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Trupi i pajetë i Isufit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motivit vazhdojnë.

Ngjarja ka lënë të tronditur miqtë, bashkëpunëtorët dhe ndjekësit e stilistit, i cili për vite me radhë kishte qenë pjesë e skenës së modës në Kosovë. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.