Ish-banori i “BBVA”, Joz Marku, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale me një postim që ka shkaktuar shumë spekulime. Ai ka publikuar një foto shoqëruar me një mesazh të fuqishëm: “Dëgjo zemrën tënde, jo fjalët e njerëzve”.
Ky postim ka nxitur shumë komente, me ndjekësit që janë pyetur nëse ky mesazh i referohej ndonjë tensioni me Loredanën.
Romanca e tyre kishte nisur brenda shtëpisë më të famshme në vend, por vazhdimësia e marrëdhënies mbetet e paqartë.
Për më tepër, ndjekësit kanë vënë re se në dorën e Loredanës mungon unaza që Jozi i kishte dhuruar, duke shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme mes tyre.