No menu items!

Çitaku i reagon Kurtit pas deklaratës se nuk ka krizë institucionale: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk ka krizë institucionale.

Çitaku në reagimin e saj ka pohuar se për Kurtin nuk ka krizë, as institucionale, as politike, dhe se sipas saj, ai nuk po e sheh as krizën ekonomike, transmeton Telegrafi.

“S’ka krizë institucionale paska thënë A.K. Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime. Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës. Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai”, ka shkruar deputetja.

Ajo tutje ka kërkuar që të mos mbahet peng Kosova.

“Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit”, vijon reagimi. /Raporto24/

Kurti pas refuzimit të LDK-së: Duam qeveri normale, jo tranzicionale

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.