Ekskluzive: Flet trajneri-deputet që riktheu Drenicën në Superligë – “Dje festuam të gjithë, s’është e vërtetë që nuk festova me Sami Lushtakun”

KF Drenica u rikthye në elitën e futbollit kosovar pas një fitoreje bindëse prej 3:0 ndaj KF Istogut, ndeshje kjo e zhvilluar dje në Skenderaj. Ky sukses i madh u arrit nën drejtimin e trajnerit Bylbyl Sokoli, i cili njëkohësisht është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Raporto24, Sokoli tregoi emocionet pas ndeshjes dhe atmosferën festive që u krijua në qytet pas sigurimit të Superligës.

“Dje festuam të gjithë. Është sukses i përbashkët i klubit, tifozëve dhe qytetarëve të Skenderajt. Nuk është e vërtetë që nuk festova me Sami Lushtakun – të gjithë ishim bashkë në këtë fitore,” tha ai.

Sokoli shtoi se sot ka pranuar urime nga kolegë deputetë të partive të ndryshme: “Më kanë uruar edhe deputetë nga PDK, por edhe nga Vetëvendosje. Ky është sukses që shkon përtej politikës.”

KF Drenica tani rikthehet në Superligën e Kosovës, ndërsa festa në Skenderaj pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim./Raporto24/

Drenica rikthehet në Superligë – Hat-trick i Igball Jasharit vendos fatin e ndeshjes!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU