Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar tashmë që nga 15 prilli për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo përmend edhe vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, duke thënë se deputetët e VV-së s’kanë pse të frikësohen për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e këtij vendimi.
Sipas saj, nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe mbrojtje e interesit të qytetarëve.
Postimi i plotë !
Nga partia që e ka blloku Kuvendin nga 15 prill nuk pritet ndryshe, sikur të mendonin për qytetarët dhe bizneset znj. Kusari-Lila dhe të tjerët ne sot nuk do të ishim në këtë situatë.
Megjithatë nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyerjën e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve kanë detyrimin të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi.
Për nësnshkruesit e kësaj kërkese vota e marrë është përgjegjësi, jo shansë me lujtë me vullnetin e qytetarëve e me blloku institucionet.