Berisha: Të gjithë treguesit flasin për një dominim të qartë të aleancës opozitare – përgjegjës për tensionet është Edi RamaKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një njoftim për shtyp se të gjithë treguesit e deritanishëm flasin për një dominim të qartë elektoral të aleancës opozitare në zgjedhjet e sotme.
“Edhe rritja e ndjeshme e përqindjes së pjesëmarrjes në zonat tona është një ogur i bardhë për rezultatin e aleancës tonë,” tha Berisha,shkruan Raporto24
Ai theksoi se nuk spekulon me përqindje apo numra pa dalë rezultatet zyrtare, duke ironizuar Baton Haxhiun dhe exit poll-et e pretenduara, të cilat i cilësoi si “gënjeshtra në gatishmëri”.
Berisha bëri të ditur se opozita ka dokumentuar gjatë gjithë ditës përpjekje antiligjore në disa zona të vendit, përfshirë edhe dërgimin e bandave për të rrethuar KZAZ-të, duke paralajmëruar se këto tentativa nuk do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
“Komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta dhe të prera. Përgjegjësia për çdo përpjekje të tillë bie mbi Edi Ramën,” përfundoi Berisha./Raporto24
(Burimi: Zyra e Medias dhe Komunikimit, Partia Demokratike)