LAJMI I FUNDIT :Oltion Bilalli falënderon mjekët dhe të gjithë për urimet: “Do të kthehem edhe më i fortë!”

Pas lëndimit që pësoi, futbollisti Oltion Bilalli ka dhënë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që qëndruan pranë tij gjatë kësaj periudhe të vështirë. Në një postim emocional, ai shkruan

“Elhamdulilah. Së pari, falënderimet i takojnë Allahut, Shëruesit të vetëm që sot jam shumë më mirë me shëndet. Falënderoj stafin mjekësor të klubit tim, në veçanti Dr. Arbenin, Dr. Argjilin, stafin mjekësor të Malishevës, lojtarët, familjarët, stafin mjekësor në Gjilan dhe QKUK, si dhe të gjithë ata që u kujdesën për mua në repartin e neurokirurgjisë në Prishtinë nga momenti i lëndimit e deri më sot.”

Ai shton se do të përpiqet t’u përgjigjet të gjithëve për mesazhet dhe përfundon me një premtim:

“Me lejen e Zotit, shpresoj dhe premtoj se do të kthehem edhe më i fortë!”/Raporto24

Ekskluzive – Lajm i Mirë: Oltion Bilalli Transferohet në Neurokirurgji pas Përmirësimit të Gjendjes, Largohet nga Mjekimi Intensiv

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU