No menu items!

Çfarë i thoshte rrethit të tij vitin e fundit dizajneri i ndjerë Festim Isufi

Të shtunën iu dha lamtumira dizajnerit Festim Isufi.

Ai ndërroi jetë në rrethana tragjike e të paqarta më pak se 2 muaj përpara se të shënonte ditëlindjen e 35-të.

Rasti i tij po shoqërohet me përplot mistere por për një gjë nuk ka dyshime – ai ishte një talent i jashtëzakonshëm në punën e tij.

Këtë e deklaroi për Prive By Liberta Spahiu edhe kolegu i tij, Mr. Rex i cili u shpreh se “talentët e kanë gjithnjë rrugën më të vështirë”.

Ndërkohë detaje të reja janë bërë të ditura për muajt e tij të fundit.

Përkundër se kishte arritur të depërtonte në industri mes shumë vështirësish, si djalë ambicioz i rritur pa prindër, Festimi duket se kohë pas kohe nuk e ndjente më të vazhdonte në këtë profesion.

Bashkëpunëtorë të afërt pranë tij kanë zbuluar për Prive By Liberta Spahiu se ai e kishte përmendur si opsion edhe largimin nga Kosova si nevojë për diçka të re.

Isufi ishte autor libri mbi modën teksa në vitin 2020 ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris. /Prive By Liberta Spahiu

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.