No menu items!

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Kujtim Alimusajt – i dyshuar për tentativë vrasjeje

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të një personi të kërkuar për një vepër të rëndë penale.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin, është publikuar fotografia dhe të dhënat identifikuese të personit të kërkuar:

Emri dhe mbiemri: Kujtim (Selim) Alimusaj
Datëlindja: 25.07.1981
Vendbanimi: Fshati Strellc i Epërm, Pejë
Vepra penale: “Vrasje e mbetur në tentativë”

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të kontaktojë menjëherë organet e rendit.

Numrat për kontakt:
192 (numër emergjent)
0800 19999 (pa pagesë)
039 432 327 (Drejtoria Rajonale Pejë)

E-mail: [email protected]

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbulimin dhe arrestimin e tij. Policia garanton ruajtjen e anonimitetit për të gjithë ata që japin informacion.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.