No menu items!

Mitrovica kampione e Superligës së femrave për herë të gjashtë 

12 maj, 2025 – KFF Mitrovica ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e saj, duke fituar titullin e kampionit në Superligën e femrave për edicionin 2024/25. Ky sukses u vulos të hënën në ndeshjen vendimtare të zhvilluar në Klinë kundër rivalit direkt për titull, KFF Dukagjini. Vajzat mitrovicase triumfuan me rezultat minimal 1:0, falë golit të realizuar nga Aurora Mulliqi në minutën e 28-të.

Me këtë fitore, KFF Mitrovica e përfundoi kampionatin në pozitën e parë, me 53 pikë, një më shumë se Dukagjini që e kryesonte renditjen deri para kësaj ndeshjeje. Kësisoj, klubi mitrovicas fitoi titullin e gjashtë në histori, duke dëshmuar edhe njëherë se mbetet ndër shtyllat kryesore të futbollit të femrave në vend.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka përgëzuar klubin për këtë arritje, duke theksuar:
“Urime KFF Mitrovica për fitimin e titullit të kampionit në Superligën e femrave dhe për arritjen e titullit të gjashtë në historinë e klubit. Ky sukses i madh është dëshmi e karakterit, përkushtimit të jashtëzakonshëm të futbollisteve, stafit teknik dhe gjithë klubit”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.