No menu items!

“Shqipëria e mrekullueshme, por keni kujdes dhitë”, incident në Vlorë – dhia përplaset me çiklistin gjatë garës

Çiklisti nga Zelanda e Re, Dion Smith, u frikësua shumë gjatë fazës së tretë të Giro d’Italia të këtij viti, pasi pothuajse u rrëzua nga biçikleta e tij kur o godit nga një dhi.

Incidenti i çuditshëm ndodhi gjatë fazës 160 kilometra, e cila nisi dhe përfundoi në qytetin shqiptar të Vlorës.

Smith, i cili garon për ekipin Intermarche–Wanty, tha se kishte parë një tufë të vogël dhish në anë të rrugës dhe kishte lëvizur për të shmangur çdo përplasje të mundshme.

Fatkeqësisht për të, një nga dhitë vendosi të vraponte drejt tij, pikërisht në shtegun e çiklistit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ndoshta duke parashikuar përplasjen, pamjet treguan dhinë duke kërcyer në ajër dhe duke u përplasur me rrotën e pasme të biçikletës së Smith.

Për pasojë, garuesi doli nga shtegu, por arriti të qëndrojë në biçikletë dhe t’i bashkohej rrugës pak më vonë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.