No menu items!

Faton Peci: Jemi duke bërë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate, Haxhiu nuk është shkaktari i kësaj

Ministri në detyrë, Faton Peci, është deklaruar për media pas dështimit të 16-të të kuvendit.

Peci është shprehur se janë duke bërë përpjekje për të zhbllokuar situatën dhe që sipas tij janë bërë të gjitha përpjekjet.

“Në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate. Është shumë e rëndësishme të potencohet se, meqë sot ka përfolje rreth emrit, ne ende nuk kemi ardhë te propozimi i një emri. Ne kemi vlerësuar që vullneti i njëmendtë dhe ndërgjegjja që mund të thirret te secili deputet mund të ndihmojë në zhbllokimin e situatës.

Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet. Pikat e rendit të ditës janë të percaktuara, përveç se ka ndryshu modaliteti nga votimi i hapur në votim të fshehtë. Tjetra, në momentin që kryeministri në detyrë ka bërë ftesat për takim, synimi ka qenë për dakordim për zhbllokim, me votimin e emrit të kryetarit emrat e nënkryetarëve. Epilogu i këtij takimi dihet: kryetari i PSK-së mori pjesë në takim, ai i LDK-së jo”, ka thënë Peci, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa për takimin me presidenten, Peci është shprehur se shpreson të arrihet zgjidhja.

“Nuk mund të flas për pritshmëritë e takimit me presidenten sepse niveli varet nga ecuria e diskutimeve. Andaj s’mund të paragjykoj se cili do të jetë epilogu. Por shpresoj të arrihet zgjidhja.

Emri i Albulena Haxhiut nuk është shkaktari i kësaj situate. Vetëvendosjes i takon propozimi.”, tha Peci.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e plotë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.