Barcelona edhe zyrtarisht është Kampion i ri i Spanjës.
Ky është titulli i 28-të për skuadrën katalanase në La Liga, shkruan IndeksOnline.
Barcelona sonte shënoi fitore ndaj rivalit lokal Espanyolit, me rezultat 2-0.
Lamine Yamal, i dha epërsinë blaugranave në minutën e 53-të, derisa Fermin Lopez vulosi fitoren në 90+6.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit, Barcelona e cila u shpall Kampion, ka 85 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi.
Në anë tjetër, Espanyoli renditet në vendin e 16-të në tabelë, me 39 pikë të grumbulluara.
Barcelona do ta ngrej trofeun e Kampionit ditën e diel në ndeshjen ndaj Villarealit./Rsporto24/