Kickboxeri Nart Mehmeti në finalen e madhe të World Cup Turkey 2025

Përfaqësuesi i Kosovës në kickbox, Nart Mehmeti, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Botës në Kickbox, e cila po mbahet në Antalya të Turqisë.

Pas tri fitoreve mbresëlënëse, Mehmeti ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën. Ai fillimisht eliminoi dy përfaqësues të Turqisë, ndërsa sot në gjysmëfinale triumfoi ndaj kundërshtarit nga Kazakistani.

Finalja zhvillohet nesër, ku Narti do të luftojë për medaljen e artë dhe për të kurorëzuar suksesin e tij me titullin kampion bote./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU