Pas dy vite e gjysmë të kaluara në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al Nassr.
Pavarësiht se CR7 kishte një sezon fantastik, skuadra e tij nuk arriti objektivat duke mos arritur të fitonte trofe as këtë sezon, shkruan IndeksOnline.
E futbollisti portugez është i zhgënjyer me rezultatet e Al Nassr, pavarësisht se kishte kërkuar përforcim të skuadrës.
Sipas asaj që raporton Marca, Cristiano Ronaldo ka marrë një ofertë nga një klub brazilian.
Me problemet dhe pakënaqësit në Al Nassr, kjo ofertë për portugezin duket joshëse dhe tunduese.
Një transferim në Brazil, Ronaldos do t’i hapte derën atij për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube./Raporto24/