No menu items!

Granit Xhaka përfshihet në “Ekipin e Vitit” në Bundesligë

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë sezon, Granit Xhaka e kaloi një tjetër sezon brilant në nivelin personal.

Përkundër që Leverkusen nuk arriti që të ketë suksese, Xhaka ishte motori i Bayer Leverkusenin edhe në edicionin 2024/25.

Për këtë, “Opta” e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në “Ekipin e Vitit”, të cilin e publikoi sot “Livescore”.

Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit e gjen veten në mesfushë përkrah yjeve si Kimmich e Wirtz në mesfushën me tre, ndërsa përpara tyre gjenden Olise, Kane e Schick.


Mbrojtja përbëhet nga katërshja: Ryerson, Tah, Upamecano e Davies, kurse në portë është vendosur Dahmen.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.