FFK i bashkohet “Javës Botërore të Futbollit” të organizuar nga FIFA

Për herë të parë, FIFA ka shpallur “Javën Botërore të Futbollit”, e cila do të zhvillohet nga data 21 deri më 25 maj 2025 dhe do të bëhet tradicionale.

Qëllimi i këtij organizimi global është festimi i fuqisë që ka futbolli për të bashkuar njerëzit në mbarë botën.

Kjo nismë i paraprin Ditës Botërore të Futbollit, të shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që festohet më 25 maj.

Nën moton “Së bashku, jemi më të fortë”, edhe Federata e Futbollit e Kosovës i është bashkuar kësaj nisme, duke organizuar aktivitete gjithëpërfshirëse në futboll. Sportistë elitarë, fëmijë e veteranë do të marrin pjesë në aktivitete gjatë këtyre ditëve, duke treguar fuqinë e futbollit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU