No menu items!

Ajvazi: Prej 19 operatorëve vetëm KESCO ka ofertë dhe çmimi – 270% më i lartë

Kushtrim Ajvazi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës,  ka thënë se janë gjithsej 19 operatorë të licencuar, por se KESCO ka qenë i vetmi që është përgjigjur pozitivisht për furnizim me energji për bizneset e mëdha.

Megjithatë, shqetësimi nga bizneset është ngritur kur është dërguar çmimorja për këtë shërbim me deri 270% më shtrenjtë, ka shtuar Ajvazi.

“ZRRE-ja na ka njoftuar që janë 19 operatorë të licencuar dhe të gjithëve iu kemi dërguar email zyrtare. Nga emailet që i kemi pranuar, është i vetmi KESCO ka qenë në gjendje të thirrë takim dhe të flasë për çmime. Shqetësimi i madh ka ardhur kur kemi marrë çmimoren. Çmimoret variojnë nga 200 deri 260-270%. Oferta konkrete përveç KESCO-s nuk ka. KEK-u është përgjigjur se nuk mundemi t’iu furnizojmë sepse i gjithë furnizimi jonë është i dedikuar në KESCO. Kemi pasur përgjigje nga një kompani që na ka njoftuar se e përdorë vetëm për nevoja të veta. Së fundmi e kemi pranuar edhe një Noa Energy që na njoftoi se nuk është e interesuar të ofertojë këtë vit”, ka thënë ai.

Palushi: Rryma për bizneset deri në 260% më e shtrenjtë, oferta na erdhi nga KESCO

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”, ka thënë se për bizneset e mëdha rryma do të jetë më e shtrenjtë, mbi 200 për qind. Ai ka theksuar se për prodhuesit vendorë kjo mund të jetë sfiduese e madje mund t’ua rrezikojë ekzistencën.

“Ne nuk kemi pritur që do të ketë një rritje kaq të jashtëzakonshme që prek shifrën mbi 200%, varion nga 200 deri në 260%, dhe kjo na shqetëson sektorin prodhues. Për shumë prodhues, sidomos prodhues që gjenden financiarisht me qëndrueshmëri të fortë mund të rrezikojë ekzistencën e tyre apo të ndikojë në zvogëlimin e të punësuarve”, u shpreh ai në “Konfront”.

Palushi ka shtuar se edhe pse është përmendur si treg i hapur, kompanisë së tij i ka ardhur ofertë vetëm nga KESCO.

Neve na është detyruar të dalim në tregun e hapur, por në fakt kemi vetëm një ofertues dhe këtu nuk shoh liberalizim të tregut. Kemi marrë të vetmen ofertë nga ana e KESCO-s dhe është për 225%”. /Koha.net/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.