Hyseni u bën thirrje llapjanëve: Ju ftoj të gjithëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në mbështetje të ekipit tonë, Llapit

Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni u ka bërë thirrje llapjanëve që të gjithë sonte të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në mbështetje të ekipit të Llapit.

Hyseni ka shkruar:

Sonte me fillim nga ora 20:00, Finalja e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, në mbështetje të ekipit tonë, Llapit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU