No menu items!

Ngërçi i Kuvendit – Limaj pritet të shpalos sot qëndrimet politike

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për 19 herë radhazi ka bërë që kriza politike në vend të thellohet më tej, e kjo për shkak të mungesës së konsensusit mes partive për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por e njëjta nuk ka marrë mbështetjen e partive të tjera. PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë kërkuar një emër të ri, të pranueshëm për të gjitha palët.

Në këtë klimë ku ngërçi institucional vazhdon të thellohet edhe pas tre muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka paralajmëruar një konferencë për media sot në orën 16:00, shkruan Telegrafi.

Konferenca vjen në një moment kyç për vendin dhe pritet që Limaj të shpalosë qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik dhe të ofrojë një drejtim të mundshëm për tejkalimin e situatës.

Kujtojmë se të martën deputetja e kësaj partie Xhevahire Izmaku paralajmëroi se kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj do të dalë së shpejti me një qëndrim rreth kësaj situate të krijuar.

“Diskutimet brenda subjektit tonë politik vazhdojnë dhe për këto çështje do të ketë deklaratë nga Limaj në ditët në vazhdim”, tha deputetja Izmaku.

Emri i Limajt ishte përmendur si kandidat i mundshëm për kryeparlamentar, para se të fillonte cikli i mbajtjes së seancave konstituive çdo 48 orë.

Rreth kësaj ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti tregoi se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Madje Kurti tha se Nisma në koalicion me AAK-në e ka ndihmuar partinë e Ramush Haradinajn ta kalojë pragun zgjedhor, duke shtuar se Nisma si parti me tre deputet nuk mund ta ketë postin e kryeparlamnentarit.

“Një partie me tre deputetë t’ia japim kryeparlamentarin, kur e kam një parti që është dyfishi për nga numri i deputetëve, kjo e dëmton pariparueshëm arkitekturën e marrëveshjes paraprake që VV e ka me Guxo dhe Alternativa. Nuk ishte një gjë e mundur”, tha Kurti. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.