Minuta e 60-të: Prishtina kalon në epërsi, Llapi mbetet me një lojtar më pak

Në minutën e 60-të të finales së Kupës së Kosovës, Prishtina ka kaluar në epërsi me një gol të realizuar pas një aksioni të organizuar. Festa shpërtheu në tribunën e tifozëve prishtinas, teksa skuadra e tyre mori avantazhin,shkruan Raporto24

Vetëm pak çaste më heret , tensionet në fushë sollën një moment të rëndësishëm për rrjedhën e lojës – një lojtar i Llapit u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Me epërsinë numerike dhe rezultatin në favor, Prishtina tani është në një pozitë më të fortë për të kërkuar trofeun.

FOTO:Blerim Uka

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU