No menu items!

Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës. Ajo në një konferencë në Prishtinë të enjten ka thënë se heqja është e kushtëzuar me shtensionimin në veri. Po ashtu, Kallas ka bërë thirrje për formim më të shpejtë të institucioneve duke përmendur këtu se kjo duhet të bëhet për të paraqitur agjendën e reformave dhe të përfitojë nga Plani i Rritjes.

Kallas ka thënë se heqja e masave po bëhet gradualisht. Ka thënë se veprimet e institucioneve të Kosovës në veri së fundmi, me mbylljen e zyrave paralele, nuk i shërbejnë shtensionimit.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok

Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo ka thënë se Kosova i takon familjes evropiane.

“Kosova i përket familjes evropiane. Por s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme”, është shprehur ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.