No menu items!

Nisin punimet në Stadiumin e Gjilanit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, vizituan sot Gjilanin, me rastin e fillimit të punimeve në Stadiumin e Qytetit. Aty u mirëpritën nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Duke parë nga afër nisjen e punimeve nga operatori ekonomik, kryeministri Kurti tha se ky është lajm i mirë për Komunën e Gjilanit, për dy klubet futbollistike të qytetit, Gjilani dhe Drita, për tifozët, dhe për të gjithë sportdashësit.

Punimet të cilat kanë filluar sot, parashihen që të finalizohen brenda dy viteve. Vlera e projekti është afër 12.8 milionë. Stadiumi do të ketë kapacitet prej 8750 ulëse.

Me këtë rast, kryeministri Kurti i uroi dhe përgëzoi qytetarët për fillimin e punimeve për ndërtimin dhe funksionalizimin e Stadiumit të Gjilanit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, të pranishëm ishin edhe përfaqësuese të KF Drita dhe KF Gjilani, si dhe kolegë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.