Ansu Fati është një nga futbollistët e parë të cilit Hansi Flick i tha se nuk ishte më në planet e tij dhe se mund të largohej nga Barcelona, dhe tashmë po dalin spekulime se ku mund ta vazhdojë karrierën.
Nuk pritet që ai të ketë ndonjë problem në gjetjen e një klubi të ri, pasi sezonin e kaluar e kaloi si huazim te Brighton.
Pas rikthimit të tij në Barcelonë, trajneri gjerman vendosi ta mbante në skuadrën e lojtarëve, kryesisht për shkak të performancave të tij të mira në periudhën përgatitore.
Megjithatë, ai dështoi të afirmohej dhe të justifikonte numrin ikonik 10 që trashëgoi nga Leo Messi dhe një pagë prej rreth 14 milionë eurosh në vit.
Fati tani është duke u larguar nga klubi, dhe Sevilla, Betis dhe Real Sociedad tregojnë interesin më të madh për ta sjellë atë.
Monaco gjithashtu e dëshiron sulmuesin sa më shpejt të jetë e mundur dhe është gati t’i ofrojë Barcelonës midis 5 dhe 10 milionë euro.
Tri vite më parë, Transfermarkt e vlerësoi Fatin në 80 milionë euro, dhe sot ai vlen 10 milionë euro. /Telegrafi/