Barcelona po përgatitet për ndeshjen e saj të fundit të sezonit 2024/2025, që do të jetë ndaj Athletic Bilbaos të dielën në ‘San Mames’.
Gjendja në kampin blaugranas është tejet pozitive dhe kjo u dëshmua edhe në seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Bilbao.
Kamerat ishin prezente për të kapur pamje nga qendra stërvitore e Barcelonës dhe një moment zbavitës u kap nga Diario AS.
Pamjet shfaqën dyshen polake Wojciech Szczesny dhe Robert Lewandowski të përfshirë në një ‘sherr me grushte’ gjatë seancës stërvitore.
Lewandowski et Szczesny 😳😅😅 pic.twitter.com/WnymR1GT2A
— Blaugranation (@blaugranation_) May 24, 2025
Ishte pra një moment zbavitës që ka shkaktuar të qeshura në mesin e bashkëlojtarëve të tyre, duke treguar për atmosferën festive që po mbizotëron te kampioni i La Ligas.
Szczesny dhe Lewandowski që të dy shfaqën aftësi të mira aktrimi gjatë këtij incidenti dhe duke marrë parasysh se që të dy janë në fazën finale të karrierës, dëshmon se ata mund të kalojnë në aktrim kur të ndalojnë së luajturi.
Ndeshja ndaj Athletic Bilbaos mund të jetë e fundit për Szczesnyn si lojtar i Barcelonës, pasi kontrata të cilën ai ka nënshkruar në tetor skadon në fund të qershorit.
Klubi është i vendosur që ta rinovojë kontratën e tij edhe për një vit tjetër, por për momentin portiere nuk ka marrë vendim nëse do të pensionohet për herë të dytë, apo do të zgjasë qëndrimin në Kataloni./Telegrafi/