No menu items!

Kosova e mbyll me barazim në Riga edicionin në Ligën C

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbyllur me barazim ciklin e ndeshjeve në Grupin 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e fundit të grupit dhe vendimtare për promovim në Ligën B, Dardanet barazuan 2:2 në udhëtim ndaj Letonisë, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në Riga.

Kosovës i duhej fitorja për ta siguruar vendin e parë dhe për t’u ngjitur në Ligën B, pasi në ndeshjen e parë ndaj Letonisë kishte pësuar humbje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por përkundër përpjekjeve të mëdha, vajzat e drejtuara nga Sami Sermaxhaj nuk arriti ta përmbushë objektivin.

Vendaset kaluan të parat në epërsi me autogolin e pafat të Marigonë Tahirit në minutën e 17-të. Reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm. Vetëm pas tre minutash, Blerta Smaili barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në minutën e 31-të, kapitenia Erëleta Memeti shënoi për përmbysjen e rezultatit në 2:1.

Megjithatë, në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Letonia shënoi golin e barazimit përmes Karifina Miksone, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:2.

Në pjesën e dytë përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur golin e fitores, Dardanet nuk arritën ta thyejnë rezistencën e vendasve. Me këtë rezultat, Kosova e përfundon grupin në pozitën e dytë dhe tash biletën për rikthim në Ligën B do ta kërkojë përmes ‘play-off’-it

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.