No menu items!

Kosova triumfon me rikthim spektakolar – mposht 5:2 Armeninë, Rrahmani vulos fitoren

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë një fitore – me rikthim – ndaj Armenisë.

“Dardanët” e nisën keq ndeshjen, duke pësuar qysh në minutën e tetë, pas një gabimit të portierit, Amir Saipi.

Në minutën e 23-të, ishte Lumbardh Dellova që shënoi një supergol, për rezultatin prej 1-1.

Gjashtë minuta më vonë, Armenia doli përsëri në epërsi, pas një eurogoli tjetër nga gjuajtja e lirë.

Kështu edhe përfunoi pjesa e parë e ndeshjes.

E dyta ishte e tëra e Kosovës, e cila shënoi edhe tre gola të tjerë, për rezultatin përfundimtar prej 5-2.

Fillimisht shënoi Mërgim Vojvoda nga penalltia, teksa Lindon Emërllahu shënoi për 3-2, pas një goditje të bukur.

Për rezultatin final të takimit u përkujdes Albion Rrahmani, i cili shënoi për 4-2 dhe 5-2 në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshjen e radhës, Kosova e luan më 9 qershor ndaj Komoreve, përsëri në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.