No menu items!

“Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore” – Sylvinho krenar me lojtarët e tij

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinh  Sylvinho ka theksuar se kuqezinjtë do të hyjnë në fushë për të synuar fitoren ndaj Serbisë, në përballjen e së shtunës në Tiranë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botërorit 2026.

Trajneri brazilian ka folur për kualitetin e kundërshtarëve, duke nënvizuar se Serbia ka një ekip të fortë fizikisht dhe disa sulmues të rrezikshëm.

Por gjithashtu ai ka shprehur krenarinë e tij për lojtarët kuqezi dhe besimin te paraqitja e tyre.

Serbia ka ekip të fortë, ka lojtarë të mirë si Mitrovic, Vlahovic, Jovic. Por edhe ne kemi lojtarë të mirë si Broja, Manaj, Uzuni, Bajrami e të tjerët për të cilët jam krenarë”.

“Kundërshtari ka ekip të mirë fizik. Shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar”.

“Shpresojmë të dhurojmë ndeshje të bukur, janë 90 minuta të gjatë. Futemi në ndeshje për të marrë tri pikët. Rruga drejt Botërorit është e gjatë”, ka deklaruar Sylvinho.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.