Me një ceremoni solemne, zyrtari Agim Veliu është përshëndetur nga kolegët e Qendrës për Punë Sociale dhe zyrtarë të tjerë komunalë me rastin e pensionimit të tij. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili e falënderoi zyrtarin Veliu në emër të institucionit për kontributin e dhënë ndër vite si punëtor social,shkruan Raporto24
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për punën e tij në shërbim të qytetarëve, kryetari Bulliqi i ndau një mirënjohje zyrtarit Veliu, duke i uruar shëndet të mirë dhe pensionim të qetë pranë më të dashurve të tij.