No menu items!

Man City e nis me fitore Kupën e Botës për klube, mposht me golat e pjesës së parë Wydadin

Man City ka shënuar fitore ndaj Wydad me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për klube.

Skuadra e Pep Guardiolas e nisi fuqishëm, duke shënuar që në rastin e parë të mirë para porte.

Phil Foden shënoi në minutën e 2-të për rezultatin 1-0, duke e hapur takimin.

Sulmet e qytetarëve vazhduan, me Omar Marmoush që kishte dy raste shumë të mira.

Në minutën e 42-të erdhi edhe goli i dytë i ndeshjes, me Foden që asistoi te Jeremy Doku që shënoi për 2-0.

Edhe pjesa e dytë i takoi Man Cityt, me Doku dhe Haaland që kishin rastet e tyre, por pa sukses.

Rico Leëis i Manchester Cityu ndëshkua direkt me karton të kuq, kështu që anglezët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak

Pjesë e këtij grupin janë edhe Juventus dhe Al Ain që do të luajë pas mesnate. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.