Kryeministri Kurti viziton familjen e boksierit Luan Krasniqi për ngushëllime në Junik

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nezir Kraki, vizitoi sot familjen Krasniqi në Junik – familjen e boksierit të njohur Luan Krasniqi – për të shprehur ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Ramiz Krasniqit.

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve dhe miqve të të ndjerit, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU