Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara për dy ndeshjet miqësore ndërkombëtare ndaj Kombëtares së Estonisë.
Këto përballje do të zhvillohen më 28 qershor dhe më 1 korrik në stadiumin “Kadrioru” në kryeqytetin eston, Talin.
Këto dy ndeshje miqësore vijnë në kuadër të përgatitjeve për fazën “play-off” të Ligës së Kombeve, ku Dardanet do të përballen me Turqinë.
Përzgjedhësi Sermaxhaj do të shfrytëzojë këtë fazë testuese për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe për të konsoliduar formacionin më të mirë për sfidat vendimtare që e presin Kosovën. /Raporto24/