Barcelona ka rikthyer interesimin serioz për yllin e Athletic Bilbao-s, Nico Williams. Pas dështimeve për të transferuar emra si Luis Díaz apo Rafael Leão, katalanasit po e shohin sulmuesin spanjoll si zgjidhjen ideale për krahun e majtë të sulmit.
Sipas mediave spanjolle, klauzola e lirimit të Williams shkon deri në 60 milionë euro, dhe Athletic nuk ka ndërmend të lëshojë pe – pagesa duhet të jetë e plotë dhe sipas rregullit financiar të La Liga-s.
Vetë lojtari ka dhënë sinjale pozitive për kalimin në “Camp Nou”, ndërsa Barcelona po shqyrton mënyrën më të përshtatshme për ta përmbushur marrëveshjen pa shkelur Fair Play-in Financiar.
Në anën tjetër, edhe klube si Bayern, Chelsea dhe Arsenal janë në garë për nënshkrimin e tij, duke i shtuar presion Barcelonës që të veprojë shpejt.
Ky pritet të jetë një nga operacionet më të nxehta të merkatos verore për kampionatin spanjoll./Raporto24/


