Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Sipas burimeve të afërta me lojtarin, Zhegrova së fundmi ka refuzuar një ftesë nga skuadra franceze, Lille. Aktualisht, ai ndodhet në Kosovë, ku po stërvitet pothuajse çdo ditë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Menaxherët e sulmuesit “dardan” janë duke punuar intensivisht për ta larguar atë nga Lille gjatë afatit kalimtar të verës. Deri tani, vetëm skuadra italiane Napoli raportohet të jetë shumë pranë nënshkrimit me të.
Transferimi i mundshëm në Serie A shihet si një hap i madh në karrierën e Zhegrovës, i cili po kërkon një sfidë të re pas një periudhe të suksesshme në Francë./Raporto24