Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja e ka mbyllur me pushime dhe tashmë është rikthyer në fushën e blertë.
Broja është duke u stërvitur individualisht me një grup tjetër të lojtarëve me një trajner profesionist, shkruan Indeksonline
Lojtari “kuqezi” është në kërkim të një skuadre të re, pasi në Chelsea duket se s’ka të ardhme.
Broja së fundmi ishte te Evertoni, por nuk kaloi mirë pasi kishte shumë lëndime brenda sezonit.
Mirëpo, tashmë lojtari shqiptar është rikthyer në formë të mirë dhe mund të nënshkruaj me një skuadre të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Përveç Brojës në këtë grup lojtarësh që po stërviten individualisht është edhe mesfushori i Napolit, Billy Gilmour./Raporto24/