No menu items!

Sipas mediave turke, Rashica po shkon te klubi i njohur gjerman, e heq Besiktasin nga profili

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është pranë një transferimi të bujshëm në Bundesligë, ku pritet t’i bashkohet skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach, raportojnë mediat turke.

Sipas këtyre raportimeve, Rashica duket se ka filluar t’i japë fund aventurës së tij në Turqi, shkruan Gazeta Express.

Ai ka fshirë emrin e Besiktasit nga profili i tij në rrjetin Instagram, duke shtuar dyshimet për një largim të afërt.

Më shumë gjasa për këtë skenar i ka shtuar edhe mungesa e tij në stërvitjen e sotme të skuadrës turke, një sinjal i qartë se transferimi është shumë pranë konkretizimit.

Kalimi në Borussia Mönchengladbach do të ishte një rikthim në futbollin gjerman për Rashicën, i cili më herët ka shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.