mëdha në Gondomar të Portugalisë, ku qindra mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht vetëm 11 ditë pas martesës së tij.
28-vjeçari, baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë në një aksident automobilistik gjatë kthimit për në Angli, ku pritej t’i bashkohej Liverpool-it në fazën përgatitore. Ai ishte këshilluar të shmangte fluturimin pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të lehtë.
Karriera e tij ishte në kulm: këtë vit kishte fituar Premier Leaguen me Liverpool-in dhe Nations League me Portugalinë.
Klubi i Liverpool-it e përshkroi humbjen si “një tragjedi që tejkalon futbollin”, ndërsa mijëra tifozë u mblodhën pranë stadiumit Anfield për të vendosur lule, shalla dhe për të kënduar këngët e tij.
Kapiteni Jordan Henderson dhe sulmuesi Mohamed Salah e ndanë dhimbjen publikisht, me mesazhe të ndjera:
Prehu në paqe, miku im, bashkë me vëllain tënd André. Do na mungosh të gjithëve.” – shkroi Henderson.
“Jam pa fjalë… nuk mendoja se do kishte ndonjë gjë që do më trembte të kthehesha në Liverpool,” u shpreh Salah.
Homazhe u bënë edhe nga ish-klubi i tij Wolves, klubi rival Everton, e deri te eventi muzikor i grupit Oasis, ku imazhi i tij u shfaq në fund të këngës “Live Forever”, mes duartrokitjesh të fuqishme.
Varrimi i Jotës do të mbahet këtë të shtunë në orën 10:00, në Igreja Matriz de Gondomar.