No menu items!

Tragjedi në Malajzi: Ndërron jetë ish-portieri gjatë një ndeshjeje bamirësie

Firos Mohamed, ish-portieri i njohur i Penang FC, ka ndërruar jetë tragjikisht gjatë një ndeshjeje bamirësie në Malajzi.

Ngjarja ndodhi në stadiumin e Këshillit Bashkiak Manjung, në shtetin e Perakut.

53-vjeçari po merrte pjesë në një aktivitet sportiv me karakter humanitar kur papritmas u rrëzua në fushë. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme.

Firos Mohamed ishte një figurë e njohur në futbollin malajzian gjatë viteve 1990, kur ai mbrojti portën e Penang FC dhe fitoi zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij të qëndrueshme.

Klubi i Penang ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e ish-portierit. “Bordi drejtues i Penang dhe i gjithë stafi i tyre i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes së Firos Mohamed,” thuhet në deklaratë.

Vdekja e tij ka prekur thellë komunitetin sportiv në Malajzi, ku ai kujtohet si një sportist i përkushtuar dhe një njeri me shpirt të madh. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.