No menu items!

Edon Zhegrova nën urdhrat e Jose Mourinhos, Fenerbahce e do transferimin e yllit kosovar

Edon Zhegrova mund të përfundojë në Superligën e Turqisë, pasi largimi i tij nga Lille po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.

Sulmuesi kosovar ka tërhequr interes të madh pasi kishte një gjysmë sezon mbresëlënës para lëndimit dhe është kthyer në një nga emrat më të kërkuar të merkatos së verës.

Sipas Sporx, Fenerbahçe është klubi më i interesuar për të siguruar shërbimet e Zhegrovës. Nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho, klubi turk ka hyrë në garë për të forcuar repartin ofensivë dhe e sheh 25-vjeçarin si përforcim me vlerë të menjëhershme.

Zhegrova ka spikatur me lojën e tij të shpejtë, teknikën dhe kreativitetin në krahun e djathtë, duke u bërë një ndër lojtarët kyç të Lille gjatë sezonit të fundit. Performanca e tij ka zgjuar interesin jo vetëm në Turqi, por edhe në kampionatin italian.

Napoli dhe Atalanta janë dy skuadra nga Serie A që kanë shprehur interes konkret për reprezentuesin kosovar. Të dy klubet e ndjekin nga afër situatën dhe mund të hyjnë në bisedime nëse Lille vendos të pranojë oferta më të ulëta se kërkesa fillestare.

Klubi francez kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e Zhegrovës, ndërsa Fenerbahçe raportohet se po përgatit një ofertë fillestare prej 20 milionë eurosh. Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, teksa interesimi për lojtarin po rritet.

Zhegrova e ka bërë të qartë se është i hapur për një hap të ri në karrierë, veçanërisht në një klub ku mund të ketë rol kyç dhe të luajë në garat evropiane.

E ardhmja e Zhegrovës pritet të vendoset gjatë kësaj vere, me disa klube të gatshme të garojnë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Transferimi i tij do të ishte një hap i rëndësishëm për karrierën e një prej futbollistëve më të suksesshëm që ka nxjerrë Kosova në vitet e fundit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.