No menu items!

Fermerët ankohen për çmim të ulët të grurit: 1 kg grurë 17 centë, 1 bukë 60 centë!

Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit i cili ka të mbjella 120 hektarë me grurë thotë se rendimenti i grurit për këtë vit është i cilësisë së lartë.

Vehapi nga 120 hektarë të mbjella me grurë, pret të nxjerrë rreth 7 tonë drithë për një hektar. megjithatë, ai ka ankesa sa i përket çmimit të grurit për një kilogram, i cili siç thotë po i detyron fermerët të punojnë me humbje.

“Unë hala nuk m’ka ndodh me e shit grurin 17 centë/ 18 centë e anën tjetër me e ble bukën 60 centë, kurrfarë logjike nuk ka është ngulfatje e prodhimit vendor, Ministria e Bujqësisë nuk mundet me e caktu çmimin e dridhit e kuptojmë por institucionet e tjera duhet të mbrojnë, po le t’i rregullojnë çmimet institucionet përkatëse sepse prodhimi vendor po dëmtohet. Patriot është ai që mbron prodhimin vendor, zhvillimin ekonomik”, tha Valon Vehapi për rtv21.tv

Ministria e Bujqësisë deri tani nuk ka reaguar në lidhje me shqetësimet e fermerëve, lidhur me çmimin e grurit. Në bazë të statistikave zyratre Kosova ka rritur importet nga Serbia dhe vetëm prej muajit janar deri në qershor të këtij viti ajo ka importuar rreth 10 milionë euro grurë dhe misër. Por ekspertët në Kosovë thonë se viti 2025 pritet të jetë më i kënaqshëm sa i përket prodhimit të grurit në krahasim me vitet e kaluar. Në Kosovë vlerësohet të jenë 70 mijë hektarë të mbjella me grurë, me një rendiment mesatar prej 5 tonësh për një hektar.

“Këtë vit presim më mirë se vitin e kaluar”, tha Rusinovci.

Megjithatë, profesori i bujqësisë, Ymer Rusinovci, thotë se edhe këtë vit një pjesë të grurit, Kosova duhet ta importojë atë.

“Vitin e kaluar ka pasur import enorm të drithërave që ka kalu 1 miliardëshin”, u shpreh Rusinovci

Për rendimente të kënaqeshe të grurit, flet edhe kombajneri, Skënder Hyseni, megjithatë edhe ai flet për mungesën e dorës së shtetit sa i përket prodhimit vendor.

“Po derivatet ne e paguajmë naftën njëjtë si për kerre, si për autobus, si na është e njëjti çmim”, tha Hyseni.

Fushata e korrje-shirjeve ka nisur, më 25 qershor dhe pritet të përfundojë në 10 ditët e ardhshme./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.