Kryetari Gjini falënderon Agim Ademin për mbështetjen në renovimin e fushës “Shani Nushi

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka përuruar sot renovimin e plotë të fushës së futbollit “Shani Nushi”, e cila tashmë ka marrë një pamje të re me bar sintetik dhe infrastrukturë të përmirësuar.

Ky projekt u realizua përmes bashkëfinancimit mes Komunës së Gjakovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të ngritur nivelin e kushteve sportive për të rinjtë.

Kryetari Gjini falënderoi në veçanti presidentin e FFK-së, Agim Ademi, për mbështetjen konkrete dhe vizionin për zhvillimin e sportit në vend.

“Ky investim është një tjetër dëshmi se angazhimi ynë për sportin nuk njeh kompromis. Rinisë sonë i takon më e mira, dhe Gjakova po e ofron hapësirën që ajo meriton”, u shpreh Gjini.

Renovimi i fushës “Shani Nushi” vjen si pjesë e një strategjie më të gjerë për avancimin e infrastrukturës sportive në komunë dhe krijimin e hapësirave cilësore për zhvillimin e talentëve të rinj në futboll./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU