No menu items!

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës – humb jetën një grua, burri mbetet i lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Suharekë – Shtime, në afërsi të Qafës së Duhlës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:57, ku një çift nga Maqedonia e Veriut, që po udhëtonte me motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të Suharekës, është përfshirë në një aksident të rëndë.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi kur një qen endacak i ka dalë në rrugë motoçikletës, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerja D.M., 40-vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i motoçikletës A.S., 46-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me vendim të prokurorit të shtetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa Policia ka njoftuar se rruga është aktualisht e hapur për qarkullim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.