No menu items!

Stuhitë nga Evropa pritet të godasin edhe Kosovën, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca me një paralajmërim për qytetarët në Prishtinë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar qytetarët e kryeqytetit për një ndryshim të fuqishëm të kushteve atmosferike që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, pas një periudhe të gjatë me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot të nxehtë.

Në njoftim thuhet se sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si: Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h – me potencial për pasoja serioze.

Në Kryeqytet: E marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.

Ndërsa, nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.

Kurse, e enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.

E premtja, vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C.

Rekomandime për qytetarët e Prishtinës:

• Qëndroni të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare
• Mos qëndroni në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë
• Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era
• Kujdes i shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit
• Mos parkoni nën pemë apo objekte të rrezikshme

“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca është në gatishmëri dhe në koordinim me të gjitha shërbimet e reagimit për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve. Do të vazhdojmë të ju informojmë në kohë reale për çdo zhvillim”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.